Report TV - Lejoi televizionet të bënin pirateri Endira Bushati përfundon në gjykatë

2016-01-29 2

TIRANE- Një hetim i nisur prej vitit 2014 për ish-kryetaren e AMA-s Endira Bushati, ka përfunduar në janar të këtij viti, ku prokuroria e Tiranës ka marrë të pandehur Endira Bushatin. Akuza që është ngritur ndaj saj, është ajo e ?Shpërdorimit të detyrës?, pasi Bushati në periudha të ndryshme gjatë ushtrimit të detyrës së saj ka lejuar në mënyrë të qëllimshme ?lulëzimin? e televizioneve pirate. Çështja tashmë kundër Bushatit është dërguar në gjykatën e Tiranës dhe se pritet që në ditët në vijim ajo të gjykohet nga gjyqtari Martin Deda. Dy vite më parë prokuroria kërkoi në gjykatë pezullimin e Bushatit nga detyra e kryetares së AMA-s pasi kishte mundësi që ajo të prishte provat hetimore, duke zhdukur dokumentet.

Bushati nuk veproi
Nga hetimet e kryera ka rezultuar se disa subjekte i kanë kërkuar me shkresa zyrtare AMA-s, më konkretisht Endira Bushatit, për verifikimin e pretendimeve dhe provave për këto transmetime të paligjshme të këtyre operatorëve dhe për fillimin e procedurave për vendosjen e sanksioneve përkatëse dhe mbylljen e veprimtarisë së këtyre operatorëve sipas parashikimeve ligjore.

Free Traffic Exchange