Report TV - Mbetjet spitalore hidhen në ambient nga kompanitë, rrezik për AIDS

2016-01-28 6

Mbetjet spitalore të cilat duhet të asgjësohen hidhen në lumenjë dhe më pas përfundojnë në det. Janë 5 kompani private të cilat janë licensuar për trajtimin e mbetjeve spitalore, por jo gjithmonë bëjnë asgjësimin e tyre.

Nga një vëzhgim i Report TV mbetjet e disa spitaleve në Tiranë përfundojnë në Lumin Tërkuz vetëm pak kilometra larg nga kryeqytetit por edhe në lumin Tirana. Më pas këto mbetje derdhen në lumin Ishëm, që i çon ato në Detin Adriatik.

E njëjta metodë përdoret nga kompanitë private edhe në spitalet e rretheve.Këto janë pamje pranë Malit Uznova e Madhe në Berat, ku hidhen mbetjet e spitalit të këtij qyteti dhe më pas përfundojnë në lumin Osum.

E kontaktuar nga Report TV kompania qe ka lidhur kontrate me spitalin e Beratit për asgjësimin e mbetjeve, ?Medi-Tel? thotë se i asgjëson të gjitha dhe mbetjet mund të jenë hedhur aty nga kompani të tjera.Burimet sqaruan se në shumë raste mbetjet e spitaleve mblidhen natën, një pjesë e tyre asgjësohen siç parashikon ligji, ndërsa një pjesë tjetër hidhën në ambiente publike.

Siç mund ta shikoni këto shiringa duhet të ishin asgjësuar, por janë një rrezik për banorët që jetojnë pranë tyre, por edhe për çdo qytetarë, pasi ato përfundojnë në detin Adriatik.

Disa nga kompanitë private të cilat janë licensuara në Shqipëri për asgjësimin e mbetjeve janë EUROTEAM, MEDI-TEL dhe IRDIAN-KADELI.

Sipas ligjit të miratuar në vitin 2010 kosotja për asgjëismin e 1 kg mbetjesh spitalore është 400 lekë të reja.

Në total në Shqipëri prodhohen më shumë se 2 mijë tonë mbetje në vit dhe kosotja për asgjëismin e tyre është rreth 8.2 milionë dollarë. Kjo kosto e lartë, bën që disa kompani ti hedhin mbetjet në ambiente publike, që përbën një rrezik për jetën e cdo qytetari.

Të pyetur nga Report Tv, Ministria e Shëndetësisë tha se për çështjen e mbetjeve spitalore duhet pyetur Ministria e Mjedisit. Ndërkohë zyrtarisht Ministria e Mjedisit u shpreh se bën vetëm licensimin e kompanive, më pas inspektimet i bën Ministria e Shëndetësisë.

Mosagjësimi i mbetjeve të spitaleve sipas mjekëve shkakton disa sëmundje duke filluar nga AIDS, infeksione të syve, infeskione të lëkurës, hepatit A,B,C si dhe një sërë sëmundjesh të tjera.