Report TV - Zgjedhjet e ardhshme , Berisha shprehet kundër listave të hapura

2016-01-28 1

TIRANE -Sali Berisha, kryeministri i fundit i cili ndryshoi sistemin zgjedhor në 2008, shprehet kundër një modifikimi të tij nëpwrmjet listave të hapura të kandidatëve për depuetetë. Një formulë e tillë sipas tij rrezikon të mbushë parlamentin me biznesmenë kriminelë. Për këtë arsye ai kërkon kritere më të forta që të bëjnë filtrin, madje dhe më të forta se ato të ligji të dekriminalizimit të miratuar pikërisht për këtë punë.

"Disa mendojnë këtë, unë vetë kufizohem të jap mendime, si njeri që kam dhënë dorëheqje nuk më takuan mua që të jap qëndrime në çështje shumë të veçanta që është domen i kryetarëve të partive politike, le t'i gjejnë vetë ata. Listat e hapura kanë këtë problem... nëse vendos një biznesmen ai përdor të gjitha mjetet për të marrë vota më shumë dhe në këtë rast, po qe një biznesmen i ndershëm nuk ka asnjë të keqe, por po qe një mafioz, mafia ngrihet në piedestal. Në rast se vendosen kritere të sakta të listave për ata që vihen në lista, atëherë ato kanë kuptim", - theksoi Berisha.

Për sistemin zgjedhor ish-kryeministri tha se nuk është ky problemi i procesit elektoral në vend, por i vullnetit politik të kryeministrit për të pranuar rezultatin e zgjedhjeve.

"Nuk qëndrojnë problemet tek sistemi, në vlerësimin tim problemet qëndrojnë tek vullnetet e pandershme tek Edi Rama për të pranuar rezultatin e zgjedhjeve. Unë përshëndes vendimin e forcave politike për tu ulur bashkarish. Unë dhe jo vetëm unë, por ekspertiza ndërkombëtare e përsëritur, legjislacionin ekzistues e konsideron thellësisht demokratik. Mund të kalohet në një standard tjetër mbi bazën e konsensusit, por problemi i zgjedhjeve nuk vjen nga problemi i ligjit aktual, problemi i zgjedhjeve vjen nga vullnetit patologjik i Edi Ramës për të dhunuar zgjedhjet dhe shembulli më klasik është reforma territoriale që është një reformë zgjedhore" - ka thënë Berisha.

Idea e sistemit proporcional rajonal me listave të hapura u hodh nga lëvizja socialiste për integrim. Sipas këtij propozimi, kandidati që merr më shumë vota nga lista e një partie, futet në parlament. Pavarsisht kjo preferencave të liderit partiak. Megjithatë ndryshimi i sistemit do te jetë ndër çështjet e fundit që komsioni zgjedhor Bylykbashi ?Fino, i ngritur këtë të enjte, do të merret.

"Edi Rama ka vetinë të besojë në mënyrë të verbër në realitete që i krijon vetë dhe që nuk ekzistojnë. Ju pyes a mund të më listosh 3 vetë që janë të pavarur e të pa orientuar nga forcat politike? Edi Rama beson realitete që nuk ekzistojnë". - tha ai.