Report TV - Bashkia: Banorët do strehohen përkohësisht në Tufinë me çadra

2016-01-28 0

Bashkia e Tiranës ka reaguar menjëherë për situatën e tensionuar pas djegies së disa banesave të romëve në Shkozë. Bashkia thekson se ka marrë të gjitha masat për normalizimin e situatës madje ka ngritur çadra në zonën e Tufinës ku do të strehohen përkohësisht banorët e prekur nga zjarri.

?Deri në sqarimin e plotë të ngjarjes, Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim edhe me Prefektin e Tiranës, ka ngritur disa çadra të reja pranë Qendrës Tranzitore të Emergjencave në Tufinë për strehimin e përkohshëm të familjeve të prekura nga zjarri, deri në gjetjen e një zgjidhje e qëndrueshme për sistemimin e tyre afatgjatë. Qendra Tranzitore e Emergjencave strehon tashmë, disa familje të komunitetit rom në ambiente të sigurta për ta dhe fëmijët e tyre.?-njofton bashkia

Gjithashtu Bashkia e Tiranës po punon për një plan konkret për përmirësimin e jetesës së banorëve të këtij komuniteti. Në kuadër të këtij plani, bashkia ka përfunduar procedurat për fondet e programit IADSA për ndërtimin e 60 banesave dhe programeve të përshtatjes për fuqizimin e familjeve të këtij komuniteti.

Në njoftimin e saj bashkia shpreh keqardhje edhe për deklaratat e PD-së në Shkozë

?Gjithashtu, Bashkia e Tiranës shpreh keqardhjen për deklaratat e këshilltarëve të Partisë Demokratike të cilët, si çdo herë tjetër, edhe në këtë rast shpejtuan të përfitojnë nga situata e familjeve të komunitetit rom në Shkozë për kapital politik. Gjatë 4 viteve të fundit, kur në krye të Bashkisë së Tiranës ishte vetë kryetari i PD-së, nuk dhanë kurrë asnjë zgjidhje konkrete për këto familje, duke i injoruar dhe nxjerrë në qiell të hapur për llogari të lejeve për pallate. Inkurajimi i vandalizimit të pronës publike, sipas modelit të protestave të PD-së, për t?i marrë zgjidhjet me dhunë, nuk funksionon dhe nuk do të tolerohet në qytetin e Tiranës.?shkruan Bashkia.

Free Traffic Exchange