Miratohet rezoluta për Kosovën - News, Lajme - Vizion Plus

2016-01-28 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Asambleja Parlamentare e Këshillit te Evropës miratoi rezolutën per situatën ne Kosove, e cila ve theksin tek lufta kundër korrupsionit dhe normalizimi i raporteve me Serbinë e veçanërisht te marrëveshja per bashkësinë e komunave serbe. Dokumenti u votua me 110 vota pro dhe dy kundër. Delegacioni Parlamentar i Shqipërisë, kërkoi mbështetjen e Asamblesë, duke vlerësuar arritjet e Kosovës.Valentina Leskaj: Raporti thekson se ndërtimi i institucioneve demokratike është nje proces i pakthyeshëm per Kosovën. Vazhdimi i dialogut me Beogradin dhe zbatimi i te gjitha marrëveshjeve tregon pjekuri politike per ndërtimin e institucioneve demokratike. Firmosja e MSA-se dhe ratifikimi i saj është rezultat i arritjeve te Kosovës. Marrëdhëniet me këshillin e Evropës jane përmirësuar, por këshilli duhet te luaje rol me te madh ne interes te te gjithe rajonit. Mbështesim rezolutën qe do te inkurajoje procesin e i integrimit dhe do t?i shërbeje stabilitetit te Ballkanit.Oerd Bylykbashi: Rezoluta është e rëndësishme per demokracinë dhe sundimin e ligjit ne Kosove. MSA është hapi i pare drejt konsolidimit te shtetit, por forcimi i demokracisë është i rendesishem. Pavarësia e Kosovës solli stabilitet dhe asambleja duhet ta pranoje progresin e Kosovës.Rezoluta e hartuar nga raporteri per Kosovën ne parlamentin evropian, Augustin Conde thekson se korrupsioni pengon zhvillimin ekonomik te vendit. Po kështu zhvillimet e muajve te fundit ne parlamentin e Kosoves kane treguar paaftësinë e forcave politike per dialog konstruktiv ne çështje thelbësore, ndërsa aktet e dhunës cenojnë besimin qytetareve tek institucionet demokratike.

Free Traffic Exchange