Rinovohen kontratat e parregullta të OSHEE - News, Lajme - Vizion Plus

2016-01-28 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
1.2 milion kontrata të parregullta që abonentët kanë me kompaninë e shpërndarjes së energjisë, duhet që të ribëhen nga e para. Abonentët të cilët kanë gabim adresat e tyre, emrat dhe që nuk kanë bërë pagesë për hapjen e librezës së energjisë elektrike, duhet të shkojnë në zyrat e kujdesit ndaj klientit dhe të hartojnë kontratën. Nëse shkojnë brenda muajit janar, ky proces do të jetë falas. Kompania përfundon përditësimin e të dhënave në 2016-ën, por ata të cilët rinovojnë dokumentin pas datës 31 janar do të paguajnë një vlerë prej 14 mijë lekësh të rinj. Sportelet e kompanisë këtë javë, do të jenë hapur deri në orën 20:00, përfshirë dhe fundjavën.

Free Traffic Exchange