Report TV - Berisha: Zgjedhjet e ardhshme, pse jo me lista të hapura, por me kritere

2016-01-28 1

TIRANE - Ish-kryeministri Sali Berisha nuk përjashton mundësinë e listave të hapura për kandidatët në zgjedhje. Duke nënvizuar faktin se kjo çështje i përket kryetarëve të partive politike, Berisha tha se duhen vendosur kritere të forta për kandidatët nëse listat do të jenë të hapura. Sipas Berishës tek listat e hapura ekziston problemi i përfshirjes në lista të biznesmenëve të fuqishëm që përdorin çdo mjet për të fituar.

"Disa mendojnë këtë, unë vetëkufizohem të jap mendime, si njeri që kam dhënë dorëheqje nuk më takuan mua që të jap qëndrime në cështje shumë të vecanta që është domen i kryetarëve të partive politike, le ti gjejnë vetë ata. Listat e hapura kanë këtë problem .. nëse vendos biznesmen ai përdor të gjitha mjetet për të marrë vota më shumë dhe në këtë rast, po qe një biznesmen i ndershëm nuk ka asnjë të keqe, por po qe një mafioz, mafia ngrihet në piedestal. Në raste se vendosen kritere të sakta të listave atëherë ato kanë kuptim" theksoi Berisha.

Për sistemin zgjedhor ish-kryeministri tha se nuk është ky problemi i procesit elektoral në vend, por i vullnetit politik të kryeministrit për të pranuar rezultatin e zgjedhjeve.

"Unë përshëndes vendimin e forcave politike për tu ulur bashkaraisht. Unë dhe jo vetëm unë por ekspertiza ndërkombëtare e përsëritur, legjislacioni ekzistues e konsideron thellësisht demokratik. Mund të kalohet në një standart tjetër mbi bazën e konsensusit, por problemi i zgjedhjeve nuk vjen nga problemi i ligjit aktual, problemi i zgjedhjeve vjen nga vullneit patologjik i Edi Ramës për të dhunar zgjedhjet dhe shembulli më klasin është reforma territoriale që është një reformë zgjedhore" ka thënë Berisha.

Zoti Berisha ironizoi kryeministrin për depolitizimin e procesit të administrimit të zgjedhjeve, duke thënë se nuk mund të gjesh persona të tillë.

"Edi Rama ka vetinë të besojë në mënyrë të verbër në realitete që i krijon vetë dhe që nuk ekzistojnë. iu pyes a mund të më listosh 3 vetë që janë të pavarur e të paorientuar nga forcat politike?" tha ai.