Zjarri në Shkozë i qëllimshëm? Romët gurë banesave sociale

2016-01-28 0

Barakat e komunitetit rom ne Shkozë janë përfshirë nga flakët mesditën e kësaj të enjteje ndërkohë që ende nuk dihen shkaqet.Fatmirësisht nuk ka patur të lënduar vetëm dëme materiale të shumta.Sipas banorëve zjarri ka ardhur për shkak të një shkëndije elektrike por kjo mbetet për tu konfirmuar por policia e Tiranës ka nisur hetimet për zjarrvënie të qëllimshme.

Ndërkohë që theksojmë se banorë të këtij komuniteti u përplasën me policinë dhe filluan të godasin me gurë banesat sociale që ndodhen në afërsi të barakave të tyre tashmë të shkrumbuara. Ata janë shprehur te vendosru se do hyjnë me forcë nëse nuk i strehojnë tek banesat.

?Duam banesë, duam shtëpi, duam të na rregullojnë neve, 9 baraka janë diegur na është shkrumbuar gjithçka, do futemi me force nese s'na strehojne aty?-shprehen banorët e revoltuar

Sipas komunitetit rom gjithçka është shkrumbuar dhe ata kërkojnë ndihmë nga shteti për tu strehuar. Ky nuk është incidenti i parë që ndodh më vendstrehimet e komunitetit rom në kryeqytet.