http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Maturantet qe do te studiojnë per drejtësi, ekonomi, letërsi apo çdo dege tjetër te Universitetit te Tiranës do te përzgjidhen sipas notes mesatare. Kandidatet me mesataren me te larte do te sigurojnë pranimin ne shkolle te larte. Pas një periudhe diskutimesh, Universiteti i Tiranës ka publikuar formulën se si do te vlerësohet mesatarja e viteve te gjimnazit dhe ajo e grup lendeve qe kane afërsi me degët e fakulteteve.Rektori Dhori Kule ka sqaruar peshën e mesatares per hyrjen ne universitete. Kule sqaroi se nuk do te ketë konkurse me shkrim apo interviste me goje. Fakultete do te respektojnë mesataren dysheme qe pritet te vendose Këshilli I Ministrave dhe ne varësi te kërkesave te maturanteve, shkollat e larta do te përcaktojnë kuotat e pranimit. Me ligjin e ri te arsimit te larte, procesi i maturës shtetërore është vetëm përmbyllës i shkollës se mesme dhe hyrja ne shkolle te larte ka kritere te tjera