http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Betejën e saj kundër koncesioneve te dhëna nga qeveria opozita e zhvendosi ne seance plenare. Sulmin ndaj qeverise e ka udhëhequr si zakonisht te enjteve Sali Berisha, i cili ka shmangur akuzat për LSI e ka folur per qeverinë Rama-Kokedhima. Por kryeministri Edi Rama i ka kujtuar se ne kohen kur drejtonte vendin Berisha ne 8 vite ka dhëne 173 koncesione, ndërsa kabineti i drejtuar prej tij ka dhene vetem 14. Por mbrojtja e kryeministrit nuk i ka penguar demokratet te akuzojnë ministrin Beqaj per korrupsion. Kritikat per koncesionet jane boshti i sulmeve te opozitës kundër qeverise Rama, pasi sipas demokrateve këto koncesione u janë dhene klientëve te kryeministrit e qytetaret nuk kane përfituar asnjë shërbim te përmirësuar.