Duhet të shtoni numrin e hetimeve për korrupsionin dhe kontrabandën. Është kjo porosia që Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla u ka dhënë atyre të Korçës dhe Pogradecit.
Gjatë fjalës së tij në analizën vjetore të prokurorëve në nivel Apeli në qytetin e Korçës, Llalla vuri theksin tek nevoja e bashkëpunimit mes institucioneve në luftën kundër korrupsionit e krimit.
?E kam përmendur edhe në analizat e tjera dhe këtu po e them me forcë: prokurorët duhet të shtojnë numrin e hetimeve proaktive dhe hetimeve kryesisht. Vetëm në këtë mënyrë do të bindim edhe institucionet e tjera të forcojnë aktivitetin e tyre në luftën kundër korrupsionit dhe krimit,? tha Llalla.