http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Lëvizja Socialiste per Integrim e konsideron te vonuar projektligjin për ngritjen e Byrosë Kombëtare te Hetimit. Kreu i komisionit te sigurisë, Spartak Braho tha se qeveria duhet ta sjelle sa me shpejt draftin ne kuvend. Sipas Brahos, byroja duhet te jete ne varësi te Prokurorisë se Përgjithshme. Por ministri i brendshëm Tahiri, i pyetur per kete vonese, tha se projektligji është ne kolaudimet e fundit dhe se asgjë nuk e pengon procesin.