Report TV - Dule: Qeveria largon minoritetin grek nga Himara, të ndërhyjë PD

2016-01-28 0

TIRANE - Kreu i Partisë Bashkimi për të Drejtat e NJeriut dhe dega e OMONIA-s në Himarë kanë bërë një reagim të fortë kundër qeverisë, të cilën e akuzojnë se po tenton të largojë komunitetin grek nga krahinë e Himarës. Përmes një deklaratë të shpërndarë për mediat, Dule dhe kreu i OMONIA-s Leonidha Papa, akuzojnë Inspektoriatin Kombëtar të Mbrotjes së Territorit se po shembin në mënyrë të jashtëligjshme ndërtesat e komunitetit minoritar - të cilin Dule e quan helen - të cilat preken nga riformimi i qendrës së qytetit të Himarës.

Në letrën e përbashkët të PBDNJ-së dhe OMONIA-s bie në sy se veç ndërhyrjes së ndërkobmëtarëve për këtë çështje, kërkohet edhe mbështetja e opozitës politike.
"Denoncojmë veprimet arbitrare dhe të jashtëligjshme të qeverisë Rama, të cilat janë shprehje e qartë e dhunës shtetërore ndaj komunitetit tonë. Me dashje apo jo kanë si qëllim te vetëm largimin e banorëve nga vendlindja e tyre që ka si pasojë ndryshimin demografik te krahinës së Himarës, gjë që bie ndesh me parimet e të Drejtave te Njeriut, ?Konventës Kuadër? dhe Realitetit Evropian ku Shqipëria do të integrohet. Dega PBDNJ dhe OMONIA Himarë i bëjnë thirrje Kryeministrit e njëkohësisht i kërkojmë ndërhyrjen opozitës dhe organizatave ndërkombëtare të marrin iniciativat e duhura për të frenuar investimin në fjalë i cili kryhet vetëm për interesa të ngushta ekonomike dhe fsheh qëllime të mbrapshta ndaj komunitetit himarjot dhe propozojmë se një investim i tillë duhet t?i nënshtrohet një diskutimi të gjerë me qytetarët dhe grupet e interesit në qytetin e Himarës. Kjo është mënyra e vetme për realizimin me impakt pozitiv mjedisor dhe të qëndrueshëm të këtij investimi", thuhet në deklaratë.

Free Traffic Exchange