Report TV - Mediu: Pas Dules, Basha të ftojë në koalicion edhe Bamir Topin

2016-01-28 1

TIRANE- Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, i bën thirrje liderit të së djathtës, Lulzim Basha, që të zgjerojë koalicionin për zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Gjatë një interviste për ?Shqiptarja.com?, Mediu shprehet se rikthimi i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut të Vangjel Dules në koalicionin e djathtë, është një lëvizje që i shërben unifikimit të së djathtës për të vazhduar më tej drejt garantimit të suksesit elektoral të koalicionit opozitar. Nëse do të ketë apo jo një ftesë për Frymën e Re Demokratike të Bamir Topi, i cili në zgjedhjet e fundit ishte pjesë e koalicionit qeveritar, kryerepublikani, Fatmir Mediu, thotë se vendimi për këtë i takon Bashës. Kreu i PR komenton edhe zbatimin e marrëveshjes me PD, reformën zgjedhore, atë në drejtësi si dhe zgjedhjet brenda Partisë Republikane.

Free Traffic Exchange