Për nxitjen e punësimit, qeveria këtë vit do të pesëfishojë fondet e mbështetjes së programeve të punësimit. Ky fakt u bë i ditur nga Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi.
Në një dalje të posaçme për mediat pas mbledhjes së qeverisë, Klosi tha se janë miratuar ndryshimet në një sërë programesh për nxitjen e punësimit, kryesisht tek të rinjtë, si dhe është miratuar një program i ri për kategorinë e personave me aftësi të kufizuara.
Sipas tij, me anë të këtyre projekteve synohet që të 7-fishohet numri i atyre që përfitojnë punësim nga këto programe.
?Fondet e nxitjes se punësimit që nga viti 2013 janë pesëfishuar, duke shkuar nga 90 milionë që ishin në vitin 2013, në 490 milionë për këtë vit. Ne synojmë këtë vit të 7-fishojmë numrin e të punësuarve nga këto programe krahasuar me dy vite më parë. Grupet të cilat do të nxiten me përparësi janë të rinjtë, gratë, romët, personat me aftësi të kufizuara, jetimët dhe grupe të tjera, të cilat kanë vështirësi për t?u përfshirë në tregun e punës. Janë 7 programet që do të zbatohen në vitin 2016, duke mundësuar punësimin e mbi 6000 punëkërkuesve të papunë, ku rreth 70% do të jenë femra dhe 55% të rinj?, - tha ministri Klosi.