Report TV - Raporti i IT, Çuçi: Reformat janë terapia e duhur kundër korrupsionit

2016-01-27 0

Bledi Çuçi deklaroi në emër të qeverisë shqiptare se përparimi në indeksin e perceptimit për korrupsionin, sipas raportit të fundit të ?Transparency International?, është një nga arritjet më të mira, që siç tha ai, hedh poshtë shpifjet e opozitës.

"Reformat kanë qenë dhe mbeten terapia e duhur kundër kancerit të korrupsionit që minoi shtetin, ekonominë, shërbimet në vitet e qeverisë së vjetër. Partneriteti publik-privat në të mirë të qytetarëve, është një nga çelësat për të hapur dyert e shërbimeve cilësore dhe pa korrupsion për ta.Ky rezultat pozitiv në Indeksin e Perceptimit për Korrupsionin na motivon të ndihemi besimplotë për arritjet tona, por edhe të përgjegjshëm për sfidat që na presin në të ardhmen. Një nga sfidat më të mëdha që kemi ende përpara, është reformimi rrënjësor i sistemit të drejtësisë dhe materializimi i kësaj reforme historike."-tha Çuçi
Organizata ndërkombëtare ?Transparency International? publikoi sot ?Treguesin e Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2015?, në të cilin janë përfshirë 168 vende të botës.