Analiza e Policisë së Shtetit për vitin 2015 - News, Lajme - Vizion Plus

2016-01-27 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ministri i Brendshëm dhe kreu i organit qendror të akuzës, shkëmbyen replika mbi ngjarjet e ndodhura këtë fillim viti, por edhe për perceptimin e drejtësisë në vend. Ne analizën vjetore te Policisë se Shtetit, Adriatik Llalla tha se vrasjet, kanë shtuar pasigurinë ndërkohë që krimi, sipas tij ka hyrë edhe brenda zyrave të shtetit. Ndonëse ministri i brendshëm aprovoi bashkëpunimin që duhet të ketë mes dy institucioneve, tha se perceptimi i qytetarëve për drejtësinë është i ulët. Kjo nuk është hera e parë që mes dy institucioneve ka përplasje. Në disa raste policia ka akuzuar Prokurorinë se nuk ndjek si duhet çështjet, të cilat përfundojnë me vendime pafajësie për persona të rrezikshëm. Nga ana tjetër edhe organi i akuzës ka shprehur pakënaqësi në disa dosje, të cilat shpesh herë i delegohen Prokurorisë pa prova të mjaftueshme.

Free Traffic Exchange