http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shqipëria konsiderohet nje vend pjesërisht i lire ne raportin e fundit te organizatës ?Freedom House? per te drejtat politike dhe liritë civile per vitin 2015. Ndërsa ne shume vende te tjera te botes këto liri pësuan rënie, Shqipëria ka ruajtur te njëjtën pozite me vitin e shkuar, duke marre 3 pike ne nje sistem vlerësimi me 7 te tilla, ku maksimumi i pikëve tregon mungese te plote te lirive. Në të njëjtën kategori janë edhe vendet e rajonit me përjashtim te Serbisë, qe kësaj here është përfshirë mes vendeve të lira. Ndërsa per Shqipërinë nuk ka ndonjë vlerësim specifik, Kosova, Bosnja dhe Maqedonia përmenden si vende që janë përballur me qeverisje jofunksionale. Në raport janë renditur 195 shtete, nga të cilat 86 janë vlerësohen të lira, 59 pjesërisht të lira dhe ne 50 te tjera liria mungon. ?Freedom House? thekson se viti i kaluar ishte i dhjeti radhazi ku është shënuar rënie e lirive në shkallë botërore, duke përmendur edhe impaktin e sulmeve terroriste qe ndodhen gjate 2015-es dhe konfliktet ne disa rajone. Raporti thekson edhe paaftësinë e Europës për t?u përballur me valën e azilkërkuesve nga Siria dhe zonat e tjera të përfshira nga lufta.