Report TV - Lufta kundër korrupsionit, TI: Shqipëria dhe Kosova përparojnë

2016-01-27 0

Lufta ndaj korrupsionit ka përparuar nga Shqipëria dhe Kosova gjatë vitit 2015. Ky është konstatimi që është bërë nga organizata Transparency Ineternacional në treguesin e perceptimit të korrupsionit për vitin 2015.

Duke krahasuar këtë raport me atë të vitit 2014 është vërejtur se Shqipëria ka bërë përparime në këtë drejtim duke u renditur kështu në vendin e 88-të me 36 pikë, ndryshe nga viti 2014 ku ishte renditur në vendin e 110-të.

Për luftën ndaj korrupsionit, Kosova është renditur në vendin e 103-të me 33 pikë, ndërkohë që në vitin 2014 ka qenë në vendin e 103-të me 33 pikë.

Ndonëse Transparency Internacional ka bërë këtë klasifikim për Shqipërinë, ende vendi ynë vijon që të renditet larg vendeve të rajonit, ku Mali i Zi është renditur në vendin e 61-të, Maqedonia në vendin e 66-të, Serbia në vendin e 71-të dhe Bosnja e Hercegovina në vendin e 76-të.

Ky klasifikim i Transparency Internacional ka përfshirë 168 vende të botës.