Report TV - PD: Edi Rama përgjysmoi vlerën e koncensionit të Check-up-it

2016-01-26 0

Partia Demokratike përmes deputetes Albana Vokshi, ka reaguar menjëherë pas takimit të Kryeministrit Edi Rama me biznesmenë, ku foli edhe për koncensionet në Këshillin Ekonomik Kombëtar ku ka thënë se Rama e Beqaj kanë vjedhur fondet e shëndetësisë.

Sipas Albana Vokshit, Rama, pas denoncimeve të Partisë Demokratike, u detyrua që të përgjysmonte vlerën e koncensionit për check-up-in.

Sipas saj, në fillim qeveria tha se do i japë kompanisë 120 milion euro, ndërsa tani ajo ka thënë se do i japë 64 milion dollar.

Vokshi thotë se ky është një mashtrim dhe një përpjekje për të shpëtuar nga skandali ku është përfshirë Ministria e Shëndetësisë, ndërkohë që i ka bërë thirrje Prokurorisë që të hetojë rreth këtij koncensioni.