Ligji i sigurisë, Tahiri: Parandalon krimin, PD: Siguria me koncesion

2016-01-26 1

Ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri pohoi në Komisionin e Ligjeve të martën se projekt-ligji për Sigurinë Publike, rrit më tepër sigurinë e qytetarëve, ndërkohë që rrit forcën parandaluese dhe hetuese të Policisë së Shtetit.

?Kjo masa shtesë për kamerat vlen dhe për një kopsht privat, shkollë apo kënd lojërash për fëmijët. Sot një pjesë patjetër i kanë, por mbi bazën e këtij ligji normohen mbi standarde të cilësisë. Dhe rregullohet marrëdhënia që duhet të ketë operatori privat me mbrojtjen e të dhënave dhe me Policinë e Shtetit (atëherë kur Policisë i duhet të parandalojë apo hetojë ngjarje kriminale). Kjo vlen dhe për një mjet transporti publik (taksi, autobus, mjet që transporton lëndë të rrezikshme), duhet të kenë masa sigurie shtesë. E ne nuk mund të presim që të ndodhin tragjedi në vend për t?u kujtuar për masat shtesë të sigurisë që duhet të ketë sipërmarrësi, qytetari, shoqëria e kështu me radhë? tha Tahiri.

Relatori Ulsi Manja tha se ky proejkt-ligj institucionalizon një marrëdhënie të nisur prej kohësh mes policisë dhe subjekteve private, sa i përket shkëmbimit të informacionit, apo edhe pamjeve të kamerave të sigurisë.

Deputetët e opozitës, Eduart Halimi dhe Gent Strazimiri, akuzuan se ligji sillej në Kuvend për shkak të mungesës së rendit dhe sigurisë, dhe për këtë shkak kërkoheshin masa shtesë nëpërmjet këtij projekt-ligji.

Ata po ashtu kërkuan të dinë edhe faturën financiare të tij.

Deputetët e opozitës akuzuan Ministrin se me këtë rast siguria po jepej me koncesion.

Ish-kryeministri Fino, kujtoi periudhën e vitit ?97 kur sipas tij qeveria e PD-së ia dha sigurinë popullit me koncesion.

Ndërsa debatet u ashpërsuan Tahiri reagoi ndaj deputetëve të djathtë, duke përmendur se vrasjet, ndryshe nga koha kur ata qeverisnin, ishin dy herë më pak sipas tij.

"Ajo që po themi është që formalizimi i jetës shoqërore, rregullimi ligjori marrëdhënieve ndërmjet njerëzve apo shoqërisë dhe institucioneve e bën shoqërinë më pak të ekspozuar ndaj ngjarjeve kriminale. Shembuj si ai i mëparshëm i kambistit ka pafund. Tani është kollaj që edhe në rastin e grabitjes së kambistit gishti t?i drejtohet Policisë. Por çfarë mund të bëjë Policia? Në çdo kryeqytet të botës për një njeri që lëviz me 100 mijë euro me vete, sigurisht është i ekspozuar përpara një ngjarje kriminale, në Romë, Berlin dhe kudo. Prandaj dhe bota e ndalon që t?i tërheqësh nga banka kaq shumë lekë, jo më t?i marrësh me vete dhe të lëvizësh nga një qytet në tjetrin" shtoi ai.


Po ashtu ai iu referua edhe rasteve të ngjashme në qytetet europiane, Romë, Madrid, Berlin, Londër, apo edhe New - York

Deputeti republikan Fatmir Mediu pyeti nëse prekej privatësia në këtë projektligj, dhe si duhej të administroheshin pamjet.

Kësaj pyetjeje iu përgjigj deputeti Manja, që iu referua Kodit të Procedurës Penale.

Free Traffic Exchange