Zaptuesit e hapësirave publike duket se nuk zënë mend edhe pas gjobave të vendosur nga Bashkia e Tiranës, ndonëse nga kjo e fundit ka një urdhër për moszaptim të hapësirave publike, nga një vëzhgim në disa rrugë të kryeqytetit pamja është kjo.
Përveç 'Rrugës së Dibrës' edhe në zonën e '21 dhjetorit' situate është sërish e njëjtë.Zona më e populluar, ajo e ish-bllokut është edhe zona që e ka respektuar më shumë vendimin e bashkisë pasi krahasuar me disa muaj më parë tashmë janë të rralla bizneset që kanë zënë hapësirat publike.
Ndërkohë 31 janari është afati i fundit që ka vendosur Bashkia e Tiranës për lirimin e hapësirave publike pë rata që nuk paguajnë taksat, në të kundërt nga 1 shkurti do të sekuestrohen të gjitha karriget dhe tavolinat ose malli që tregtohet në rrugë.