Report TV - Nga 1 shkurti ndryshon çmimi për abonetë, duhen të gjitha me foto

2016-01-26 1

Pas vendimit të këshillit bashkiak të datës 30 dhjetor 2015 abonetë e reja do të ndryshojnë si pasojë edhe e indeksimit të çmimit. Kështu në datën 1 shkurt qytetarët do të duhet të paguajnë 1200 lekë për abonetë e linjës, 1600 lekë për abonetë e përgjithshme ndërsa për abonetë e studentëve, me kërkesë të këshilltarëve të LSI çmimi do të mbetet 600 lekë.

Abonetë e reja duhet të kishin dalë tashmë në qarkullim por duket se kompanitë e transportit ende nuk janë gati, ndërsa qytetarët nga data 1 shkurt nëse nuk kanë një abone do të paguajnë 40 lekë për shërbimin e transportit urban.