Report TV - Shaktërrohet rrjeti i prostitucionit, Ardian Çipa konferenë shtypi

2016-01-26 5

Pas shkatërrimit të rrjetit të prostitucionit Policia e Shtetit përmes një deklarate për mediat, bëri publike emrat e 19 të arrestuarëve.

Zv/drejtori i përgjithshëm i Policisë Ardian Çipa tha se autoritetet gjyqësore të Milanos kanë nxjerrë 18 masa sigurie ?arrest me burg? dhe një ?detyrim paraqitje?. Sipas tij, me kërkesë të drejtësisë italiane në pranga janë vënë: Arder Dordhi, Dorian Sinani, Julian Hila e Silvio Ndrea, arrestuar në Shqipëri.

Të arrestuarit e tjerë në Itali e Sllovaki, janë: Haki Lamcaj, Griseld Malaj, Armand Mecaj, Orgest Osmani, Izmir Isami, Artan Ndruaj, Indrit Ndruaj, Mark Ndruaj, Amarildo Saliasi, Lorenc Saliasi, Elvis Ziu dhe Bledar Malaj.

Grupi shfrytëzonte femra nga Europa Lindore dhe kryesisht nga Shqipëria për prostitucion në Itali. Hetimi për kapjen e tyre ka nisur në qershor të 2014 për t?u finalizuar këtë të martë.

Free Traffic Exchange