?Një film që të lë pa fjalë?. Kështu e vlerësoi kryeministri Edi Rama pas shfaqjes së mbyllur në kryeministri filmin kosovar ?SHOK?
Kryeministri Rama vlerësoi detajet dhe gjetjet artistike duke u shprehur se kjo ishte një vepër e mrekullueshme.Më pas ai bisedeoi me artistët kosovarë duke vlerëuar elemetët dhe detajet artistike, aktorin fëmijë Andi Bajgora kryeministri e vlerësoi si një befasi në aktrim.
Regjisori e skenaristi i filmit Xhemi Donuie nuk ishte i pranishëm në këtë shfaqje, por producenti shqiptar Eshref Dyrmishi rrëfen se ngjarjet për skenarin regjisori anglez i mblodhi nga rrëfimet e njerëzve në Kosovë. Vetë Dyrmishi është pjesë e ktyre rrëfimeve.Ai kujton se e ka jetuar luftën dhe ashtu si personazhi që luan Lum Veseli edhe ai është goditur nga policët serb.
Filmi ?Shok? e çoi filmin shqiptar në listën më të ngushtë për të marrë pjesë në çmimin Oskar. Surprizë në këtë film ka qenë aktorët fëmijë Andi Bajgora dhe Lum Veseli. Andi Bajgora mban një peshë të madhe të rolit që e çoi Kosovën drejt Oskarit.