TIRANE- Krimi arkeologjik tashmë ka ndodhur. I zbuluar 9 vjet më parë në Derven të Krujës, një afresk 1200-vjeçar ?bie viktimë? e etjes për tenderë dhe përfitime të drejtuesit të Institutit të Monumenteve të Kulturës, Apollon Baçe, dhe u la të degradonte në ujë. Përfundimisht zhduket pa lënë pas asnjë gjurmë afresku i kishës së vjetër të Shën Gjon Pagëzorit (shek. XIII-XIV).
Për fat të keq kemi në dorë vetëm fotografitë... me ?viktimat? pjesë e këtij afresku: Shën Palin, Shën Pjetrin, Shën Gjon Pagëzorin, Engjëllin Gabriel e virgjëreshën Mari, që mbeten si dëshmi të krimit në këto pamje të marra gjatë zbulimit arkeologjik.