Report TV - Reforma zgjedhore, Basha:Qeveria teknike parakusht për zgjedhje të lira

2016-01-26 1

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha i lur në tryezën e përbashkët me kryeministrin Edi Rama dhe kreun e Kuvendit Ilir Meta mbi reformën zgjedhore deklaroi se parakusht i vetëm për zgjedhje të lira dhe të ndershme është krijimi i një qeverie teknike.

Sipas tij, qeveria aktuale nuk mund të mbaje zgjedhje të lira, duke iu referuar këtu edhe zgjedhje të 2013-2015, në të cilat sipas kreut të opozitës mbizotëroi korrupsioni zgjedhore.

?Nëqoftëse ka një armik të madhe të zgjedhjeve sot, ky është korrupsioni zgjedhor. Nga një shqetësim në të shkuarën sot është kërcënim i madh. U kthye në vitin 2013 dhe sot është kanceri në reformën zgjedhore,? tha Basha teksa shtoi se blerja e votave në Korçë në 2015, u kthye në poligon.

Lideri i së djathës, u shpreh se korrupsioni zgjedhor është vetëm njëra anë e medaljes.

?Korrupsioni zgjedhor është vetëm një aspekt. Ky korrupsion prodhon çdo derivat. Pushteti prodhon korrupsioni politik, ky sjell korrupsionin zgjedhor, blen mediat me reklama të majme. Këtu fillon edhe krimi i organizuar. Ky është modeli i shtetit mafioz . Dy janë burimet kryesore të financimit politik dhe zgjedhor. Korrupsioni i tenderave dhe krimi i organizuar,? tha Basha.

Më tej kreu i PD-së solli në vëmendje edhe korrupsionin e shfaqur në financimin e fushatave zgjedhore në media, apo krijimin e zyrave elektorale.