I ndodhur ne Kroaci per nje vizite zyratare, kryeprokurori Adriatik Llalla ka shfrytezuar takimin me homologun e tij per te kundershtuar draftin e reformes ne drejtesi qe eshte propozuar ne shqiperi. Ne nje interviste telefonike per Revisten e Mbremjes ne Top Channel nga Zagrebi, ai tregon se pse eshte kunder keshillit te prokurorise qe propozojne ekspretet dhe kunder shkrirjes se gjykates se krimeve te renda.
Nga Postriba e shkodres ku kujtoi 71 vjetorin e kryengritjes antikomuniste, presidenti Nishani kerkoi hetimin e krimeve te komunizmit.
Pas kritikave publike te deputetit Ben Blushi I cili kerkoi mbajtjen e zgjedhjeve ne partine socialiste, ne mbremje nenkryetari I grupit parlamentar njoftoi se kongresi do te mbahet ne 19 mars. Pas takimit qe Rama pati me koordinatoret, Balla tha se ne muajin shkurt do te zgjidhen delegatet e ketij kongresi.
Ne kushtet kur po humbiste treg nga viti ne vit dhe vlera e saj po binte ndjeshem, qeveria ka vendosur te nxjerre serish ne shitje kompanine e vetme publike te sigurimeve INSIG. Aktualisht vlera e saj llogaritet ne 15.3 milion euro dhe ze vetem 5.7 perqind te tregut.
Shefi i Europolit deklaroi se ISIS ka bere nje plan per sulme terroriste ne menyre te vecante ne Europe, te ngjashme me ato te parisit te vitit te shkuar. Deklaratat e tij u bene ne mbledhjen e ministrave te brendshem te BE-se ne Amsterdam, te cilet jane mbledhur per te gjetur nje zgjidhje per te kontrolluar fluksin e refugjateve.