Report TV - TVSH, Binaj: Partneriteti dublon sistemin, do kasa fiskale të reja

2016-01-25 4

Konçesioni për platformën dixhitale të tatimeve, jo vetëm dublon sistemin elektronik të sapo instaluar nga kjo administratë, por rrezikon edhe t?i detyrojë bizneset të blejnë kasa të reja. Sipas ekspertit kontabël, Agim Binaj, kjo do të thoshte 60 milionë euro kosto për ekonominë shqiptare.

"Që nga 2006 që është vënë TVSH-ja janë ndërruar 3 herë kasat. Kanë futur njuë kasë, jo nuk bënë kjo duhet të ndërrojmë sistemin, ble një tjetër. Për shembull në kohën e qeverisjes Berisha u harxhuan 60 milionë për kasa dhe i financoi buxheti i shtetit. 60 milion euro jo pak dhe kasat nuk u vunë në punë. Kush e mban përgjegjësinë për këtë?"-tha Binaj

Binaj thotë se konçesioni i propozuar nga qeveria është krejtësisht i panevojshëm, duke qenë se sistemi aktual elektronik i sapoinstaluar nga tatimet mund të realizojë më së miri pasqyrimin në kohë reale të veprimeve tatimore thjesht duke e pajisur me disa module të reja.

"DPT dhe Ministria e Financave ka një kontrat me një fimër për sistemin IT që ky sistem IT të lidhet në rrjet, të jetë i unifikuar me dogane, me tatime ndoshta edhe me hipotekën me QKR-në. Por unë them që kjo nuk është bërë dhe tani ne gjëjmë një forëm të re. Unë nuk jam që kjo të bëhet. Unë jam që ky sistem që ne kemi investuar 12 milionë duhet ti fusim module të reja. Nuk e di mund të kushtojë, mund të kenë një kosto por kostoja kuptohet që nuk do të jetë 9 milionë euro mund të jetë 9 herë më e vogël se kaq mund të kushtojë."-shprehet Binaj

Sipas ekspertit kontabël, është qeveria që duhet të rrishikojë politikat e mbledhjes së taksave dhe të ulë korrupsionin në administratë, pasi shtimi i konçesioneve të rinj thjesht do rëndonte më tej në xhapet e konsumatorit e të biznesve.

Free Traffic Exchange