Ministrat e Brendshëm të BE për zonën “Shengen” - News, Lajme - Vizion Plus

2016-01-25 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Rreziku qe i kanoset marrëveshjes se Shengenit me rivendosjen e kontrolleve ne kufi nga disa shtete, ka mbledhur ne një takim ne Amsterdam ministrat e Brendshëm te unionit. Vendet anëtare jane te ndara ne qëndrime persa i përket te ardhmes se Shengenit, ndërsa Gjermania dhe Italia këmbëngulin me force se nëse do te vendoset per pezullimin e saj, duhet te merret nje vendim unanim.Angelino Alfano:Do te shohim se çfarë është ne gjendje te beje Europa, nese do te ece përpara apo do te kthehet pas. Por nese nuk reagojmë nuk do te kemi asnje mundësi te garantojmë forcimin e projektit te integrimit europian. Do te jete nje dite e ngjeshur, por kemi nje qëndrim te qarte per te forcuar kontrollet ne kufijtë e jashtëm te BE.Mediat ndërkaq shkruajnë per pezullimin e marrëveshjes per lëvizjen e lire per dy vjet, nëse nuk do te gjendet nje zgjidhje, por Berlini e ka beret e qarte se shkatërrimi i Shengenit do te përbente rrezik per Europen nga pikëpamja politike dhe ekonomike. Te njëjtin qëndrim kane mbajtur edhe krerët e Bashkimit Europian gjate deklaratave te tyre ditët e fundit.

Free Traffic Exchange