Report TV - Aksioni i IKMT në Himarë, banorët qëllojnë me gurë ndaj policisë

2016-01-25 4

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka vijuar këtë të hënë aksionin për lirimin e hapësirave publike në zonën turistike të Himarës. Sipas planit, IKMT do të prishë dy objekte multifunksionale me madhësi të ndryshme, njëra 684 metarë katrorë dhe tjetra 176 metër katror.

Sipas IKMT-së në zbatimin e projektit të shëtitores kryesore të Himarës, bazuar në V.K.M e datës 09.12.2015, qeveria shqiptare merr përsipër edhe kompensimin e plotë financiar të prishjes së këtyre objekteve për qëllime publike.

Por një gjë e tillë nuk është pranuar nga banorët e njërit prej objekteve, të cilët kanë kundërshtuar shembjen e ndërtesës njëkatëshe duke hedhur gurë në drejtim të policisë, specialistëve të IKMT dhe medias.