Report TV - IKMT operacion në Himarë, së shpejti nis ndërtimi i shëtitores

2016-01-25 0

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka vijuar këtë të hënë aksionin për lirimin e hapësirave publike në zonën turistike të Himarës. Sipas planit, IKMT do të prishë dy objekte multifunksionale me madhësi të ndryshme, njëra 684 metarë katrorë dhe tjetra 176 metër katror.

Në zbatimin e projektit të shëtitores kryesore të Himarës, bazuar në V.K.M e datës 09.12.2015, qeveria shqiptare merr përsipër edhe kompensimin e plotë financiar të prishjes së këtyre objekteve për qëllime publike.

Specialistët e IKMT kanë vlerësuar se puna për prishjen e dy objekteve buzë detit, për shkak të madhësisë së tyre do të vijojë për të paktën dy ditë, dhe IKMT së bashku me struktura të tjera kanë marrë përsipër edhe pastrimin e vendit nga mbetjet inerte.