Report TV - Tre të rinj sllovakë sensibilizojnë shqiptarët për mbrojtjen e "Vjosës"

2016-01-24 2

Tre të rinj sllovakë që kanë përshkruar me kajak nga Greqia në Shqipëri lumin Vjosa kanë realizuar një dokumentar i cili është shfaqur në një nga kinematë e kryeqytetit ku interesi ka qenë tepër i lartë. Bëhet fjalë për një dokumentar 30 minutësh që tregon historinë e Vjosës dhe njerëzve që jetojnë përreth këtij lumi.

Teksa hasen me një ndryshim rrënjësor të Vjosës sapo kalojnë kufirin me Greqinë tre të rinjtë nisin të ngrenë pikëpyetjet se çfarë po ndodh me Vjosën në territorin shqiptar.

Regjizori i dokumentarit, Rok Rozman shprehet se sensibilizimi për rrezikun që i kanoset Vjosës, duhet të jetë i madh, pasi sipas tij qeveria shqiptare po ia tjetërson rrahjen e fundit që i ka mbetur.

"Është e vështirë ta thuash por nuk më pëlqen të gjykoj. Është e njëjta histori si në çdo vend tjetër , ka njerëz që duan të fitojnë para. Kjo është përgjegjësia juaj si qytetarë shqiptarë, ne jemi këtu për t'ju ndihmuar, që të jemi bashkë në këtë luftë. Ne jemi qytetarë të botës dhe ky lum i përket të gjithëve e sidomos Shqipërisë," shprehet regjizori Rozman.

Edi Rama, kryeministri i vendit është ai që mbyll 30 minutëshin e dokumentarit, duke qenë se sipas organizatorëve ai ka mbështetur fillimisht idenë e parkut kombëtar por më pas ndryshoi mendim.

Sipas dokumentarit, pjesë e fushatës sensibilizuese "të mbrojmë zemrën blu të ballkanit", Lumi vjosa rrezikohet nga 33 hidrocentrale të vegjël, të cilat duan të tjetërsojnë rrjedhën e tij ndonëse është një trashëgimi natyrore Evropiane.

Free Traffic Exchange