Pensioni social, ISSH: Deklarimi i të ardhurave i detyrueshëm çdo vit, ja përfituesit - Ora News

2016-01-24 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Pensioni social është risi në skemën e re të pensioneve dhe për përfitimin e tij ndiqen një sërë proçedurash. Autoritetet e Institutit të Sigurimeve Shoqërore thonë se kusht është që një person të ketë mbushur 70 vjeç dhe nuk ka 15 vite pune për të përfituar një pension të zakonshëm. Gjithashtu në çdo fillim vit, të moshuarit duhet të paraqiten në zyrat rajonale të ISSH për të bërë deklarim të të ardhurave të tyre.
Personat që kanë mbushur 70 vjeç dhe nuk kanë 15 vite punë për të përfituar pension të zakonshëm, do të përfitojnë pension social në masën e 6700 lekë në muaj.
Kusht është që këta të moshuar të mos kenë të ardhura të tjera në emër të tyre, kryesisht të ardhura nga aktivitetet ekonomike.
Solida Dibra: Nuk i kanë 15 vite punë ose nuk kanë kushtet për asnjë nga llojet e pensioneve që parashikohen nga skema e detyrueshme, nuk kanë të ardhura ose të ardhurat e tyre janë më të ulëta sesa masa e një pensioni social që për momentin është 6750 lekë, kanë të drejtë ta marrin këtë pension. Ndërkohë kemi në skemë, vitin e kaluar janë futur mbi 1800 persona për përfitimin e pensionit social.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/pensioni-social-issh-deklarimi-i-te-ardhurave-i-detyrueshem-cdo-vit-ja-perfituesit/