Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Inspektoriati Shtetëror Teknik dhe Industrial ka bllokuar rreth 10 milion litra karburante jashtë standarteve. Drejtoresha e këtij institucioni, Ejana Xhixha, bën me dije se gjatë 2015 janë bllokuar edhe 95 subjekte të cilat nuk përmbushnin kriteret e vendosura në ligj.Ndërkohë përsa i përket shqetësimeve të ngritura nga qytetarët se shumë automjete nuk kalojnë testin e emëtimit të gazrave për shkak të cilësisë së karburantit, Xhixha deklaron se deri më tani nuk kanë marrë asnjë ankesë zyrtare në lidhje me këtë çështje.
Gjatë 2015 në Shqipëri janë bllokuar 95 subjekte të tregtimit të karburanteve si dhe 10 milion litra karburant jashtë standarteve.
Kryeinspektorja e Inspektoriatit Teknik dhe Industrial Ejana Xhixha deklaron se janë realizuar inspektime në të gjithë territorin.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/gjate-2015-u-bllokuan-10-mln-litra-karburant-squfuri-elementi-me-problematik/