Arrestohet Klodi Lesi, vrau bashkëshorten greke - News, Lajme - Vizion Plus

2016-01-24 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Merr fund pas 17 ditësh arratia e shqiptarit Klodi Lesi ne Greqi. Policia vendase e ka arrestuar 34 vjecarin disa kilometra larg qytetit të Halkidhikisë. Ai akuzohet për vrasjen me thike te bashkëshortes së tij më 7 janar të këtij viti. Shqiptar i vene në kërkim është gjetur i fshehur në një kasolle ku qëndronte bashkë me djalin e tij të mitur, të cilin e mori, fill pas krimit. Ngjarja në fjalë u kthye në kryelajmin e mediave greke, ndërsa u publikuan edhe video nga kamerat e sigurisë, ku Klodi shfaqej me fëmijën në krah në rrugët e Athinës. Sipas autoriteteve gjendja shëndetësore e te miturit është e mire. Vrasja ne Greqi mendohet te kete ndodhur pas nje konflikti mes çiftit Lesi, që po shkonte drejt divorcit. Mediat evidentojnë se gruaja kërkonte te merrte kujdestarinë e fëmijës. Pas krimit, familjaret i kërkuan 34 vjecarit te dorëzohej ne polici.

Free Traffic Exchange