TIRANE - Në deklaratën e parë si zëdhënse e Partisë Demokratike, Ina Zhupa hodhi akuza ndaj qeverisë sa i përket projektit për stadiumin "Qemal Stafa" në kryeqytet. Në një dalje për mediat nga selia blu, Zhupa tha se kryeministri Edi Rama do ta kthejë stadiumin në qendër biznesesh duke i dhënë hapësirat në një nga zonat më të shtrenjta të Tiranës, miqve të tij. Zëdhënësja e PD i bëri thirrje sipërmarrësve që të mos riskojnë të investojnë në këtë projekt, pasi nëse PD-ja do të vijë në pushtet në zgjedhjet e ardhshme do ta anulojë.