Pas një konfliktit me pronarin e një lloto sporti, merr armën dhe qëllon në drejtim të derës së ndërtesës. Kjo është ngjarja e ndodhur pak minuta më parë në zonën e Kombinatit, në "Rrugën e Qelqit".
Sipas policisë, mësohet se personi i identifikuar si Altin Dani ka qenë në gjendje të dehur dhe pas konfliktit me pronarin e llotos, ka marrë një armë automatik dhe ka gjuajtur.
Fatmirësisht nga të shtënat nuk pati asnjë të plagosur apo viktimë.
Pas ngjarjes mësohet se i dehuri është larguar me një automjet tip Fiat, ndërsa në vendngjarje janë gjetur 3 gëzhoja kallashnikovi. Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe kapjen e autorit.
Rreth orës 21.30 në rrugën "Hamdi Cenoimeri" u bë e mundur gjetia dhe sekuestrimi i armës së zjarrit Kallashnikov e cila ihste hedhur në një kazan plehrash si dhe makina e autorit që qëlloi me armë.