Edicioni Informativ, 23 Janar 2016, Ora 19:30 - Top Channel Albania - News - Lajme

2016-01-23 5

Beteja politike mes presidentit dhe mazhorances per ligjin e pronave nuk ka mbaruar. Pas rrezimit te dekretit, kreu i shtetit njoftoi se do ta dergoje ligjin ne gjykaten kushtetuese, duke kerkuar shpallejn e tij antikushtetues. Sipas Nishani ligjit cenon parimet baze te sigurise juridike dhe barazisë para ligjit.

Gjate nje leksioni ne kolegjin e europes ne qytetin e Bryzhit ne Belgjike, kryeministri rama komentoi ate qe quhet ?lodhje e europes ndaj zgjerimit?. Rama tha se nje lodhje e europes dhe ngurrim i saj per te mos pranuar anetare te rinj ne ballkan mund te nxise politiket nacionaliste dhe radikalizmin islamik.

Shtete e bashkuara ndermarin nje tjeter levizje per te kerkuar kthimin e normalitetit ne funksionimin e institucioneve ne Kosove, tronditur si pasoje e luftes se ashper politike. Zevendes ndihmes sekretari per europen dhe azine do te jete ne prishtine ne daten 26 janar per tu takuar me drejtuesit me te larte ne vend.?

Moti i ftohte qe ka perfshire ballkanin dhe lajmet qe vijne nga europa per mbylljen apo kontrollin e kufijve nuk i ka penguar aspak refugjatet te vazhdojne marshimin drejt vendeve te BE-se. Cdo dite kufirin serbe kalojne 2.500 persona nga ku nisin udhetimin me trena e autobuse.

Ashtu sic ishte paralajmeruar, nje vale moti agresiv ka goditur lindjen e shteteve te bashkuara. Te pakten 10 shtete kane shpallur gjendjen e jashtezakonshme ndersa 85 milion njerez jane prekur. 8 persona raportohet se kane humbur jeten dhe qindra mijera te tjera kane mbetur pa energji elektrike

Free Traffic Exchange