Lagarde: Europa mund të copëtohet - News, Lajme - Vizion Plus

2016-01-23 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Per rrezikun qe i kanoset marrëveshjes se Shengenit nga kriza e emigranteve kishin folur me herët edhe krerët e Bashkimit Europian. E duket se ne te njëjtën linje me ta është edhe shefja e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Christine Lagarde. Nga Forumi Ekonomik i Davosit ne Zvicër, Lagarde dha alarmin se kjo krize po ve ne pikëpyetje mbijetesën e paktit qe mundëson lëvizjen e lire. Sipas saj, emergjenca do te tregoje nëse Europa do te copëtohet, apo do t?ia dale te qëndroje e bashkuar. Kriza e refugjateve ka qene nje nga çështjet e diskutuara ne forumin e Davosit, ndërsa disa vende te zonës Shengen kane shtuar kontrollet ne kufij per te frenuar fluksin e emigranteve. Kryeministrat holandez dhe suedez kane deklaruar se Europa ka 6-8 jave kohe per te shpëtuar zonën Shengen nga kolapsi. Por pavarësisht forcimit te masave nga disa shtete europian, motit te keq dhe tragjedive ne det, vala e refugjateve qe largohen nga Siria, Iraku apo Afganistani nuk është ndalur. Se fundi Turqia u shpreh e gatshme te ndihmoje ne lehtësimin e situatës, duke strehuar nje pjese te konsiderueshme te refugjateve.