Nishani: “Pronat” në kushtetuese - News, Lajme - Vizion Plus

2016-01-23 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Vetëm 2 dite pasi Parlamenti i rrezoi dekretin për rishqyrtimin e ligjit te pronave, presidenti Bujar Nishani ka vendosur ta çoje kete ligj ne Gjykate Kushtetuese. Kreu i shtetit ka përdorur si argument per dërgimin e çështjes ne gjykate te njëjtin arsyetim qe përdori edhe kur rrezoi ligjin e miratuar nga shumica parlamentare.?Ligji, në tërësinë e tij, cenon parimet bazë kushtetuese të sigurisë juridike, barazisë para ligjit, zhbën konceptin e ekonomisë së tregut si dhe bie ndesh me vendimet e Gjykatës Kushtetuese dhe standardin e vendosur nga Gjykata Evropiane e Të Drejtave të Njeriut. ? thekson Presidenti i Republikës.Presidenti i Republikës nuk është i vetmi qe iu drejtua kushtetueses për ligjin e pronave; pasi edhe opozita si dhe shoqatat e pronareve paralajmëruan beteje gjyqësore kundër draftit te miratuar me votat e shumicës. Një prej pikave me te kritikuara te ligjit per pronat është se kompensimi do te behet duke marre parasysh natyrën e pronës ne momentin e shpronësimit, fakt ky qe per demokratet është i njejte me sjelljen qe regjimi komunist pati ndaj pronareve. Por maxhoranca ka mbrojtur skemën e re te kompensimit, si një skeme realiste qe mundëson mbylljen për 10 vjet te çështjes se pronave ne vend.