Edi Rama padit penalisht Albana Vokshin - News, Lajme - Vizion Plus

2016-01-23 5

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryeministri Edi Rama ka vendosur te përballet ne gjykate me nje tjetër përfaqësues te larte te Partisë Demokratike, kryetaren e komisionit te shendetesise, deputeten e PD Albana Vokshin. Zyra e shtypit pranë kryeministrit ka njoftuar se është ndërmarre kallëzimi ndaj deputetes Albana Vokshi per veprën e shpifjes, pasi deputetja e PD ka marre përsipër sektorin e prodhimit te baltës per çdo nisem ne fushën e shendetesise, duke përmendur edhe emrin e kryeministrit Rama.?Zyra e kryeministrit ka te gjitha arsyet e bazuara ne prova e fakte, për te besuar se fatkeqësisht deputetja Albana Vokshi i përket kategorisë se shpifësve profesioniste te nivelit te larte politik ne PD, si famekeqinjte Paloka dhe Ristani. Këta te fundit u provuan si shpifës per përdorim partiak nga Gjykata e Larte e Shqipërisë, pasi nuk arritën te provojnë përpara trupit gjykues asgje tjetër përveç faktit se shpifin per llogari te partisë se tyre.?Ashtu si ne rastin e demokrateve Paloka e Ristani, kryeministri ka premtuar te largohet nga posti nëse akuzat faktohen.?Kryeministri Rama shpreh publikisht gatishmerine e tij per te dhëne dorëheqjen, jo vetëm nga detyra po edhe nga aktiviteti i tij politik, nëse deputetja Vokshi do te provoje ne gjykate se shpifjet e saj ndaj kryeministrit nuk jane te tilla.?Pak muaj me pare kryeministri Rama fitoi betejën gjyqësore nga 2 funksionareve te larte te PD, pasi gjykata e larte dënoi me 200 mijë lekë gjobë, Edi Paloken dhe Arben Ristanin për akuzën e Shpifjes.