“Venecia”: S’na takon ne të përcaktojmë shumicën, por kujdes me emërimet - Ora News

2016-01-22 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Nëse deri me tani, politikës i kishte munguar vullneti për tu ulur në tryezë dhe për t'u dakordësuar për reformën në drejtësi, Komisioni i Venecias duket se nuk i ka lënë rrugëdalje tjetër, pasi për çështjen që deri më tani i ka ndarë palët, votimin e anëtarëve të institucioneve të drejtësisë, nuk i ka dhënë asnjë formulë, por i ka kërkuar partive të negociojnë.

Takimet dy ditore, me ekspertët e nivelit të lartë dhe aktorë politikë, raporterët i kanë përmbylluer me mesazhin e qartë, se nuk mund të jenë ata arbitri që përcakton nëse votimi i kandidatëve për organet e drejtësisë duhet bëre me 93 vota siç kërkon opozita, apo me 84 siç propozohet në draftin e ekspertëve, formula duhet gjetur me besim nga vetë politika.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/raporteret-e-venecias-vleresojne-draftin-kujdes-me-emerimet-ne-drejtesi/

Free Traffic Exchange