Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Tatimet do të nisin kontrollet te profesionet e lira për pagat e deklaruara dhe pagesën e sigurimeve shoqërore. Drejtoria Rajonale e Tatimeve Tiranë ka vënë në dijeni nëpërmjet një shkrese të gjithë tatimpaguesit e kësaj kategorie se kontrollet do të bëhen në bazë të analizës së riskut.
Kontrollet te profesionet e lira do të bëhen edhe pse qeveria ende nuk ka nxjerrë udhëzimin sesa do të jenë sigurimet shoqërore që këto biznese duhet të paguajnë.
Në paketën fiskale 2016, që ka hyrë në fuqi nga 1 janari u përcaktua që profesionet e lira do të paguajnë sigurime shoqërore mes pagës maksimale dhe minimale, por detajet e tjera do të përcaktoheshin me vendim të Këshillit të Ministrave.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/ekonomi/sigurimet-shoqeroretatimet-kontroll-te-profesionet-e-lira-pa-vendim-qeverie/