Report TV - Ekspertët e Venecias: Zgjedhjet me 2/3 e 3/5,sipas standarteve

2016-01-22 1

Anëtarët e Komisionit të Venecias, zgjedhjet e drejtuesve të institucioneve të drejtësisë me 3/5 dhe 2/3 që janë propozuar nga të gjitha palët për zbatimin e Reformës në Drejtësi janë sipas standarteve të vetë Komisionit të Venecias.

?Nuk është punë e Komisionit të Venecias që të diktojë zgjedhjet që do përqafohen, por për zgjedhjet që janë bërë nga ekspertët janë në përputhje me standaret europiane dhe prej të cilave mund të përfitojë Shqipëria. E njëjta qasje është edhe për çështjen e shumicës që duhet të përdoret për zgjedhjen e organeve e kandidaturave të posacme në organe të ndryshme. Ekspertët kanë propozuar shumicën me 3/5 por forcat politike të opozitës kanë propozuar shumicën me 2/3. Të dyja këto zgjedhje janë në përputhje me standaret e europiane dhe nuk i takon Komisionit të Venecias që të caktojë se cila është më e mira? ka thënë Thomas Markerth.

Ai ka shtuar se, çështje me rëndësi është edhe përzgjedhja e drejtuesve të këtyre institucioneve, pasi duhet të votohen vetëm ata kandidatë që plotësojnë kriteret.

?Çështja e shumicës nuk është e vetmja çështje e rëndësishme sa i takon amendamenteve të kushtetutës. Procedua e emërimit të kandidatëve është po aq e rëndësishme sa proçedura e zgjedhjes së tyre. Në kuadër të përzgjedhjes duhet të sigurohemi që vetëm ata kandidatë që mbushin kriteret janë kandidatët që më pas votohen? shtoi ai.