Florian Bushi akuzohet për “shpërdorim detyre” - News, Lajme - Vizion Plus

2016-01-22 40

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Florian Bushi punonjësi i shërbimit informativ i akuzuar se dha informacione vrasësve të Denis Kasajt në ngjarjen e ndodhur 2 javë më parë në Mbrostar të Fierit, do të qëndrojë pas hekurave. Në masën e sigurimit te gjykata e krimeve të rënda punonjësi i shërbimit informativ akuzohet nga prokuroria për shpërdorim detyre dhe jo siç tha një ditë më parë policia si bashkëpunëtor në vrasjen e Kasajt. Për ngjarjen e Fierit në pranga është vetëm Ilir Memushaj ndërkohë që nga hetimet doli se punonjësi i shërbimit informativ Për Fierin dhe Vlorën dërgonte mesazhe në celular atentatorëve. Një ditë më parë drejtori për krimet e rënda në policinë e shtetit Ardian Cipa tha se Bushi ndihmoi vrasësit duke iu dhënë informacione mbi aktivitetin e tyre por dhe mbi vendndodhjen e viktimës dhe dy miqve të tij që mbetën të plagosur. Kjo nuk është hera e parë që policia referon akuza të ndryshme nga ato me të cilat prokuroria paraqitet në gjykatë.