http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Opozita ka lëshuar akuza te forta kundër qeverise ne lidhje me koncesionin e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar. Demokrati Florion Mima ka deklaruar se ky rast tregon se kjo mazhorance nuk është e çmendur, por thjesht hajdute, por ministri i financave Shkëlqim Cani ka sqaruar se vendimi nuk ka lidhje me mbledhjen e TVSH dhe opozita me dashje e keqinterpreton. Opozita ka bere drejtpërdrejt përgjegjës kryeministrin Rama, familja e te cilit sipas saj përfiton nga ky koncesion. Ne vitin 2014-të një kompani private i kërkoi ministrisë së financave vendosjen e një serveri, i cili do të beje gjurmimin dhe ndjekjen e të dhënave të rrugës që nga vjen e deri ku shkarkohet TVSH. Një grup pune i ngritur posaçërisht për ketë koncesion e rrezoi kërkesën me argumentin se ishte antikushtetues dhe se përbente problem ne marrjen e të dhënave që i merrte biznesit. Por disa muaj me pas, Ministria e pranoi kërkesën dhe një dite me parë shpalli tenderin ndërkombëtar.