Tarifat e shkollimit, Studentët e fakultetit të Shkencave Sociale në protestë

2016-01-21 3

Studentë të shkencave sociale kanë bojkotuar mësimin në shenjë proteste për tarifati e larta të shkollimit.
Protesta është organiuar një ditë para skadimit të afatit për të paguar tarifën e shkollës. Ata kanë kërkuar zgjatjen e këtij afati për shkak të pamundësive ekonomike, ulje të tarifave studentore deri në zerim vit pas viti si dhe të lejohen të marrin pjesë në provime.
Protesta e studentëve ka ardhur një ditë pasi qeveria miratoi tarifat që duhet të paguajnë të gjithë studentët e universiteteve publike për vitin akademik 2015 ? 2016.
Ndërkohë mësohet se sekretaret e rektoratit u kanë premtuar shtyrje të afatit për pagesën e tarifave deri në fund të vitit akademik për ata që nuk kanë mundësi ta paguajnë.

Free Traffic Exchange