http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Grabitja e parave të fituara nga xhiroja ditore në lokal. Ky është motivi i ekzekutimit të 45-vjeçarit Fatmir Pula, mbrëmjen e së martës në fshatin Nikel te Krujës. Pula punonte si fatorino njëkohësisht kishte marrë edhe një lokal me qera në Kamëz dhe prej pak kohësh, ishte vendosur në Fshatin Zeze të Krujës. 5 anëtarë të një familje, dy prej tyre fqinj me viktimën, janë vënë në pranga, pasi akuzohen për vrasjen, ndërsa një tjetër është shpallur nën kërkim. Të arrestuar janë Admir Haka, 32 vjeç i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje, Herton Haka, 18 vjeç, Aleksandër Haka, 28 vjeç, Hekuran Boci, 23 vjeç, Olti Metuku, si dhe është shpallur në kërkim Elton Ceka. Ngjarja ndodhi kur Fatmir Pula po kthehej për në banesë pasi kishte mbyllur punën në lokalin i tij. Sipas policë, autorët i kishin studiuar mirë lëvizjet e viktimës. Ka qenë pikërisht Olti Metuku, i cili është banues në Kamëz që e ka mbajtur nën vëzhgim 45-vjeçarin dhe në momentin që ai ka dalë nga lokali ka lajmëruar autorët. Pas sinjalit të marrë për vendndodhjen Elton Ceka dhe Admir Haka, të dy të armatosur i kanë bllokuar rrugën viktimës me thasë. Në këtë moment, Ceka ka qëlluar me 4 plumba në drejtim të Fatmir Pulës, i cili ka gjetur edhe vdekjen e menjëhershme. Pasi kanë kryer krimin, autorët janë larguar me shpejtësi dhe janë fshehur në shtëpinë e Aleksandër Hakaj, i cili i ka furnizuar me armë.