http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Temperaturat e ulëta që kanë përfshirë vendin ditët e fundit, kane sjellë reduktimin e orëve të mësimit në disa njësi vendore të Dibrës. Shume fshatra janë ende të izoluara e për pasoje fëmijët, nuk kanë mundur te shkojnë në shkollë. Situata më e rëndë është në njësinë Lure, Selishte, Ostren dhe Martanesh të Bulqizës. Problem vazhdon të mbetet aksi Xibër - Klos, i cili është i kalueshëm vetëm me zinxhirë. Sipas administratorit të kësaj njësie vendore, Fitim Hoxha, rruga kryesore që e lidh Xibërin me Klosin ka prezencë të madhe të akullit. Ndërsa rrugët e fshatrave janë krejtësisht të pakalueshme. Pesë fshatra te Pogradecit, janë të izoluar nga dëbora. 800 banore te fshatit Sterkanje kërkojnë ndihmë nga pushteti lokal për hapjen e rrugës qe i lidh me njësinë administrative Dardhas. Për shkak te bllokimit të rrugës nga shkarja e dherave, te izoluar janë dhe 100 banore te Omeshit në njësinë administrative Proptisht. Autoriteti Rrugor Shqiptar ka bërë të ditur situatën në disa akse kombëtare, duke njoftuar se aktualisht të gjitha janë të hapura dhe të kalueshme për automjetet, por në disa rrugë rurale, rekomandohet përdorimi i zinxhirëve për arsye sigurie.